Muhamed Ali del nga spitali

07/01/2015 00:00

Muhamed Ali, boksieri më i mirë i të gjitha kohërave, ka dalë nga spitali ku ishte i shtruar që nga 20 dhjetori për një infeksion urinar mbrëmjen e së martës. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i familjes, Bob Gunnell, i cili nuk zbuloi emrin e spitalit ku qëndroi ish-boksieri.

“Është në humor të mirë dhe po e shijon qëndrimin në shtëpinë e tij”, tha zëdhënësi.

Muhamed Ali, tre herë kampion bote i peshave të rënda dhe i sëmurë me Parkinson, më 17 janar do të mbushë 73 vjeç.

Top Channel