Steven Gerrard në gjurmët e David Beckham, do të luajë për LA Galaxy

07/01/2015 00:00

Steven Gerrard do të luajë për Los Angeles Galaxy duke nisur nga korriku i vitit 2015. Lajmin e ka bërë të ditur klubi amerikan për të cilin ka luajtur edhe David Beckham, ish-kapiteni i Manchester United dhe kombëtares angleze.

Kapiteni legjendar i Liverpulit tha: “Jam shumë i emocionuar  që do të nis një aventurë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. LA Galaxy është skuadra më e suksesshme atje dhe unë dua të fitoj kampionate të tjerë për këtë klub.”

“Jemi të lumtur që po marrim një lojtar me eksperiencë dhe karakter”, deklaroi nga ana e tij Bruce Arena, trajneri i LA Galaxy.

34-vjeçari Gerrard do të largohet nga Liverpuli në përfundim të sezonit aktual pas 17 vitesh me fanelën e kuqe. Deri tani ai ka luajtur 696 ndeshje duke shënuar 182 gola në të gjitha kompeticionet.

Top Channel