Barcelona prish marrëdhëniet me FIFA-n, bojkoton Topin e Artë

07/01/2015 00:00

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka njoftuar se klubi katalanas prish marrëdhëniet me FIFA-n për sa kohë që do të jetë në fuqi dënimi që organizmi drejtues i futbollit botëror i ka vendosur përsa i përket merkatos së futbollistëve.

Barcelona nuk do të mund të bëjë merkato deri në janar të vitit 2016 për shkak të disa parregullsive me transferimin e lojtarëve minorenë.

“Marrëdhëniet me FIFA-n do të rivendosen kur të përfundojë dënimi”, tha Bartomeu në një konferencë për shtyp ku njoftoi zgjedhjet për president në klub menjëherë pasi të përfundojë sezoni.

Bartomeu bëri të ditur se Barcelona nuk do të ketë asnjë përfaqësues në mbrëmjen e dorëzimit të Topit të Artë FIFA, përjashto Leo Messin, i cili është një ndër kandidatët për këtë çmim.

Top Channel