Një nisje loje siç nuk e keni parë herë tjetër

06/01/2015 00:00

Sampdoria vendosi të niste ndeshjen ndaj Lazios në stadiumin Olimpico (e zhvilluar të hënën në mbrëmje) në një mënyrë që vështirë se është parë ndonjëherë tjetër në futboll.

Topin e parë nga qendra e nisi me të gjithë lojtarët e saj të vendosur në vijë të drejtë në mesfushë, duke zënë të gjithë gjerësinë e terrenit të lojës.

Edhe pse ishte e qartë që nuk ishte kjo vendosja taktike e skuadrës, pamja habiti të gjithë. Pasi u prek topi i parë, lojtarët u kthyen menjëherë në vendet e tyre.

Top Channel