Seria A, Roma kap kryesimin mes polemikash

06/01/2015 00:00

Roma e ka nisur vitin 2015 duke fituar mes polemikave. Skuadra e Rudi Garcias mundi 1-0 Udinesen në transfertë falë një “goli fantazmë” të mbrojtësit Astori në minutën e 17 të pjesës së parë.

Arbitri i vijës së portës nuk sinjalizon gol pasi topi u përplas në traversë e më pas kaloi vijën fatale (nuk dallohet qartë nëse 100% apo jo), por ishte arbitri kryesor ai që vendosi se topi kishte hyrë plotësisht brenda.

Në minutën e 85 sërish polemika: lojtarët e Udineses kërkojnë një 11-metërsh për një ndërhyrje të Emanuelsonit në zonë, por arbitri vazhdoi lojën.

Me këto tre pikë, verdhekuqtë arrijnë në vendin e parë të renditjes Juventusin, në pritje të ndeshjes që bardhezinjtë do të luajnë në mbrëmje ndaj Interit.

Top Channel