Mancini: Ndaj Juves, për fitore

05/01/2015 00:00

Rinis kampionati italian dhe menjëherë për publikun ofrohet përballja e madhe Juventus-Inter që do të luhet të martën në orën 21:00.

Zikaltërit do të kërkojnë të fitojnë 3 pikë në mënyrë që të futen në luftën për vendin e tretë të renditjes dhe Roberto Mancini thotë se lojtarët e tij duhet të zhvillojnë një ndeshje të madhe nëse duan të fitojnë ndaj rivalëve bardhezinj.

“Jemi Interi, një klub i madh që duhet të futet në fushë gjithmonë me mendimin për të fituar ndeshjen. Ky duhet të jetë mentaliteti ynë. Nuk dua që lojtarët të mendojnë se kjo ndeshje është e pamundur të fitohet”, thotë trajneri Mancini, i cili ka saktësuar se Podolski nuk mund të luajë nga fillimi supersfidën.

“E kemi përgatitur pa të ndeshjen dhe nëse vjen dokumentacioni i transferimit, mund të jetë maksimumi në stol”, tha Mancini.

Në lidhje me skemën që do të përdorë Interi i tij, ai shpjegoi: “Do të punojmë me 4-2-3-1 pasi mendoj se është moduli më i mirë, por do na duhet kohë.”

Top Channel