Barcelonës nuk i ka dalë ende pija

05/01/2015 00:00

Barcelona shpërdoroi një mundësi të artë për t’i marrë pikë Realit të Madridit. Skuadra katalanase humbi në “Anoeta” ndaj Real Sociedadit me rezultatin 1-0, në një ndeshje ku Messi dhe Neymar u futën në lojë vetëm në pjesën e dytë. Përcaktues ishte autogoli i Jordi Alba që në minutën e dytë të ndeshjes.

Për t’u shënuar është fakti se Real Sociedad ka mundur tre të mëdhatë e kampionatit spanjoll gjatë këtij sezoni: Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Trajneri Luis Enrique pranoi se veproi gabim në përcaktimin e formacionit titullar duke lënë në stol dy lojtarët e tij më të mirë: Messi dhe Neymar. Argjentinasi dhe braziliani ishin kthyer më vonë se shokët e skuadrës nga pushimet e fundvitit (sigurisht, me lejen e klubit) dhe tekniku vendosi që t’i linte më shumë kohë për rikthimin në fushë.

Gjërat shkuan keq dhe Barcelona vazhdon të mbetet në vendin e dytë të renditjes me 38 pikë, 1 pikë më pak se Reali, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

Top Channel