Vlorë, vriten me armë zjarri dy të rinj, arrestohet autori

02/01/2015 00:00

Qyteti i Vlorës është tronditur nga një krim i dyfishtë pak pas mesditës së ditës së premte, ku dy të rinj, një vajzë e një djalë janë qëlluar me armë.

Parid Velaj, 28 vjeç dhe Paula Bisha, 21 vjeç kanë mbetur viktima të një ekzekutimi me pistoletë. Ngjarja e rëndë e cila ndodh në ditën e dytë të këtij fillimviti, u shënua rreth orës 13:30 pranë Shkollës së Marinës në qytetin bregdetar.

Nga të shtënat në drejtim të tyre ka mbetur i plagosur edhe një person i tretë, Gerti Arapi 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vetëm pak çaste pas krimit Policia e Vlorës mundi të vendosë në pranga autorin e dyshuar Ervis Lulushi 28 vjeç dhe të sekuestrojë armën e krimit, pistoletë.

Top Channel