Aksident i rëndë në Tiranë, vdes një fëmijë, plagosen 5 të tjerë

29/12/2014 00:00

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e mbrëmjes së të hënës në kryeqytet, pranë “Kopshtit Botanik”. Një  fëmijë 11 vjeç ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij dhe nëna, janë plagosur.

Të aksidentuarit janë bashkëshortja dhe fëmijët e ish-zevendesministrit të Brendshëm, Avenir Peka, ku fatkeqësisht djali i  madh ka ndërruar jetë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti, me të cilin udhëtonin Enkelejda Peka me dy djemtë, R.Peka 11-vjeç dhe I.Peka 8 vjeç dhe një tjetër fëmijë, është goditur nga pas nga një makinë tip “Benz” me targa angleze, e cili drejtohej nga Uarda Çota 26 vjeçe, për të cilën policia dyshon se ishte e dehur.

Nga përplasja të dyja atomjetet kanë përfunduar në një gropë në anë të rrugës, e cila është ende në ndërtim e sipër.

Ndërkohë, burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se është arrestuar drejtuesja e mjetit që shkatoi aksidentin, e cila gjatë kontrolleve ka rezuluar se kishte 0.9 për qind alkool.

Po ashtu mësohet se do të ketë verifikim dhe për firmën që është duke ndërtuar rrugën, pasi edhe problemet në këtë segment dyshohet se kanë qenë shkak i aksidentit.

Top Channel