Zyrtare, Torres kthehet tek Atletico Madrid

29/12/2014 00:00

Fernando Torres është kthyer më në fund te Atletico Madrid. Ajo që dihej që para disa ditësh është zyrtarizuar më në fund nga klubi madrilen me anë të një komunikate.

“Fernando Torres kthehet te Atletico Madrid pas marrëveshjes së arritur nga klubi ynë me klubin e Milanit. Lojtari do të luajë si i huazuar deri në fund të këtij sezoni plus sezonin tjetër. Kalimi do të përfundojë në datën 5 janar, ditë kur hapet merkato dimërore në Itali”, lexohet në komunikatën e kampionëve në fuqi të Spanjës.

Menjëherë pas këtij njoftimi, sulmuesi spanjoll u shpreh kështu në Twitter: “Më në fund kthehem në shtëpi. Faleminderit të gjithë atyre që mundësuan realizimin e kësaj ëndrre!”

Top Channel