Tragjedia, në një rrugë të ngushtë malore

27/12/2014 00:00

Një autobus me turistë shqiptarë që ktheheshin nga Dubrovniku doli
jashtë rruge, mbremjen e të premtes, në një zonë mes Tivarit dhe
Ulqinit.
 

Viktima e vetme ne kete aksident  te rende i cili rrezikoi te merrte shume jetë njerëzish është 30-vjeçarja nga Tropoja, Orina Kuça, nderkohe qe dhe tre persona nga te 30 te plagosurit kanë dëmtime serioze.

“Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët jashtë rrezikut për jetën”, tha Mimoza Veroshi, sekretare e ambasadës shqiptare në Mal të Zi.

Disa nga deshmitaret qe kane marre plage te lehta rrefejne makthin që kanë përjetuar. Sipas tyre rruga jashte parametrave, reshjet e shiut dhe lëvizja që bëri autobusi për t’i shpetuar perplasjes me nje tjeter automjet qe vinte perballe, shkaktuan renien ne gremine.

“Rruga nuk kishte dritë. Një mjet i doli përpara autobusit tonë. Shoferi për të mënjanuar përplasjen manovroi lehtë djathtas, ndërkohë ne nuk po ecnim me shpejtësi të madhe. Vajza vdiq në vend, sepse pesha e karrigeve e kishte zënë ndërmjet”, thotë Aleks Manoli, pasagjer.

Nderkohe Drejtori i Spitalit te Tivarit dhe njekohesisht shefi i kirurgjisë i ketij spitali Tomanovic Dragosllav tregon per angazhimet e personelit te spitaluit per t’u ardhur ne ndihme te plagosurve.

“Në spital janë sjellë 30 të plagosurit, tre prej tyre janë më dëmtime të rënda. Dy ndërhyrje i janë bërë njërës për prej të plagosurve. Zonja është dërguar me urgjencë në Podgoricë, ndërsa dy të tjerë janë në terapi intensive. Sa u përket pjesës tjetër të të plagosurve kanë fraktura dhe trauma të ndryshme që nuk përbëjnë rrezik për jetën. të lënduarit e tjerë kanë fraktura dhe trauma dhe nuk ka rrezik për jetën. Ne jemi një spital i vogël për ngjarje të tilla dhe për këtë kemi angazhuar gjithë stafin”, thotë drejtori i spitalit.

Ne spitalin e Tivarit pak pas mesnate ka mberritur dhe  Ministri i Shendetsisë, Ilir Beqja i cili ka pare nga afer gjendjen e te plagosurve ,Beqja ka falenderuar mjeket per punen e bere   

“Për fat të keq ka ndodhur një aksident i rëndë edhe me pasojë tragjike. Vihet re një përgjigje shumë e mirë dhe shumë e shpejtë e autoriteve kompetente të Malit të Zi”, tha Beqja.
 
Gjithashtu ne spitalin e Tivarit kane mberritur dhe drejtuesit lokalë te Komunes se Ulqinit dhe Kryetari i Bashkisë se Tivarit, Dr. Zoran  Serzentiç.

“Eshte nje ngjarje e rende  per te cilen  ne jemi angazhuar te gjithe duke bashkëpunuar dhe me palen shqiptare.Po ofrojme gjitha mundesitë qe kemi, madje  dhe ato persona qe  nuk jane demtuar  dhe nuk kane nevoje te qendrojne  ne spital do i akomodojme ne hotele po te  jete nevoja”, thotë Serzentiç.

Nderkohe policia malazeze ka nisur hetimet per ngjarjen ku eshte shoqeruar ne polici drejtuesi i autobusit shtetasi Shkëlqim Çali.Burime nga policia e Tivarit pohuan per Top Channel se aksidenti eshte provokuar edhe nga moti i papershtashem me reshje shiu  dhe  bore.

Vendi ku ndodhi aksidenti eshte nje rruge e ngushte malore e amortizuar me shume kthesa pa ndriçim dhe pa bankina mbrojtese. Pothuajse te gjitha automjetet qe udhëtojne nga Shqiperia per ne Budva apo Kroaci perdorin kete aks dhe shmangin kalimin nga qendra e Ulqinit per te shkurtuar distancen e rruges me rreth 25 kilometra.

Top Channel