Cristiano: Shpresoj që viti 2015 të jetë edhe më i mirë se viti 2014

27/12/2014 00:00

Cristiano Ronaldo ka folur për gazetën spanjolle ‘AS’ mbi vitin 2014, viti me më shumë tituj të fituar në karrierën e tij si lojtar i Real Madrid.

“Kemi pasur momente të shkëlqyera si fitimi i Kupës së Mbretit, Champions, Superkupa e Europës dhe Botërori i Klubeve”, tha sulmuesi portugez.

4 tituj të fituar nga 6 që ishin në lojë për Realin këtë vit, gjë që nuk ishte arritur kurrë më parë në 112 vite histori të klubit madrilen dhe kjo edhe falë 56 golave që shënoi këtë vit Cristiano Ronaldo.

Gjithsesi, CR7 kërkon edhe më shumë nga viti 2015: “Shpresoj që të jetë më i mirë. Kemi mundësi të fitojmë të gjithë titujt e mundshëm. Jemi kandidatë për të fituar çdo kompeticion dhe do të bëjmë maksimumin.”

Top Channel