Formula 1, Hamilton heq dorë nga numri 1, ja lista e plotë e pilotëve

26/12/2014 00:00

Numri 1 i botës në garat më të famshme të automobilizmit, Formula 1, britaniku Lewis Hamilton do të garojë ende me numrin 44. Ky është vendimi i marrë nga vetë piloti kampion bote, i cili ka zgjedhur rrugën e vazhdimësisë. Anglezi ka hequr dorë nga numri 1 për ta vendosur në njëvëndëshen Mercedes të drejtuar prej tij për vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, sa i përket pilotëve të tjerë, Vettel e ka zgjedhur tashmë numrin e tij te Ferrari, e do të garojë për “kokëkuqen” me numrin 5, ndërsa mes debutuesve: Luiz Felipe de Oliveira Nasr do të garojë me 12-n, Carlos Sainz Jr me 55-n dhe Max Verstappen me 33-shin.

Në listën e vitit 2015 të hartuar nga FIA, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, figurojnë mes të regjistruarve edhe Manor (ish-skuderia Marussia) dhe ajo Caterham, por vështirë që këto dy skuderi të marrin pjesë në ndonjë garë të sezonit të ri për shkaqe ekonomike.

Ja numrat për sezonin e ri të Formula 1.

44 Lewis Hamilton (Mercedes)
6 Nico Rosberg (Mercedes)
3 Daniel Ricciardo (Red Bull)
26 Danil Kvyat (Red Bull)
19 Felipe Massa (Williams)
77 Valtteri Bottas (Williams)
5 Sebastian Vettel (Ferrari)
7 Kimi Raikkonen (Ferrari)
14 Fernando Alonso (McLaren)
22 Jenson Button (McLaren)
27 Nicolas Hulkenberg (Force India)
11 Sergio Perez Mendoza (Force India)
33 Max Verstappen (Toro Rosso)
55 Carlos Sainz Jr (Toro Rosso)
8 Romain Grosjean (Lotus)
13 Pastor Maldonado (Lotus)
9 Marcus Ericsson (Sauber)
12 Luiz Felipe de Oliveira Nasr (Sauber)
(Papërcaktuar) Manor
(Papërcaktuar) Manor
(Papërcaktuar) Caterham
(Papërcaktuar) Caterham

Top Channel