Adriano rikthehet në Europë

26/12/2014 00:00

Ende nuk është zyrtarizuar, por braziliani Adriano, ish-sulmuesi i Interit, mund të konsiderohet tashmë një lojtar i Le Havre, ekipit francez që gjendet në kategorinë e dytë.

Sulmuesi brazilian, i njohur ndryshe si “Perandori”, konfirmoi në “Twitter” arritjen e marrëveshjes me klubin francez. “Një Krishtlindje të lumtur për të gjithë mbështetësit e mi të rinj te Le Havre. Jam i kënaqur që do të jem pjesë e këtij ekipi në një sfidë të re sportive”. Ky ishte mesazhi i brazilianit që do të aktivizohet tashmë në ligën e dytë franceze.

Rikthimi i Adrianos në Europë është konfirmuar edhe nga menaxheri i tij, Mauro Bousquet. “Çdo gjë tashmë është konfirmuar me hollësi. Adriano tashmë ka nënshkruar me Le Havren për 6 muajt e ardhshëm. Njoftimi zyrtar pritet të mbërrijë në orët e ardhshme”, ka deklaruar Bousquet.

Top Channel