Neymar-Barcelona, rinovimi në prag. “O’Ney” deri në 2020-n?

25/12/2014 00:00

Barcelona dhe Neymar mund të mos ndahen deri në vitin 2020. Në fakt, në tratativa kanë hyrë këto ditë agjenti i talentit të jashtëzakonshëm brazilian dhe përfaqësues të klubit “blaugrana”, edhe pse katalanasit kanë aktualisht një kontratë me ish-sulmuesin e Santosit deri në vitin 2018.

“Sigurisht që Barcelona kërkon të rinovojë kontratën e tij. Po, deri në vitin 2020”, është shprehur Ëagner Ribeiro, i pyetur nga gazetarët gjatë inaugurimit të Institutit “Neymar Jr.” në qytetin Praia, pranë Santosit.

Edhe vetë lojtari, pa folur drejtpërdrejt për rinovimin, është shprehur i “kënaqur” gjatë kësaj periudhe qëndrimi te Barcelona, duke shtuar se i uronte vetes që kjo “bashkëjetesë” të zgjaste sa më shumë të mundej.

Sipas informacioneve të para, kontrata do të rinovohet deri në vitin 2020, dy më shumë se sa ajo 5-vjeçare që ekziston aktualisht, të cilën Neymar e firmosi një vit më parë kur mbërriti në Spanjë nga Brazili.

Top Channel