“Jam krenar që jam kandidat për Topin e Artë”

24/12/2014 00:00

Manuel Neuer, portieri i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane, ka deklaruar se viti 2014 ka qenë viti më i mirë i karrierës së tij pasi gjatë këtij viti fitoi Kupën e Botës, kampionatin gjerman dhe Kupën e Gjermanisë.

Gjatë një interviste për gazetën ‘Süddeutsche Zeitung’, 28-vjeçari foli edhe për Topin e Artë. Ai nuk e sheh veten favorit për të ngritur trofeun në 12 janar: “Është një nder për mua të jem kandidat dhe jam krenar që jam futur në treshen finale. Është e qartë që dy të tjerët (Cristiano dhe Messi) nisen të avantazhuar.”

Përsa i përket objektivit për vitin 2015, Neuer u shpreh se ai është fitimi i Champions League, finalja e të cilës do të luhet në Berlin: “Në vitin 2012 e humbëm mundësinë për ta fituar në qytetin tonë (Bayern humbi në Mynih finalen ndaj Chelsea), por kësaj radhe duam të fitojmë në vendin tonë.”

Top Channel