F1, Buemi konfirmohet si pilot rezervë i Red Bullit

23/12/2014 00:00

Ekipi Red Bull ka konfirmuar të martën se piloti i saj rezervë edhe për vitin e ardhshëm do të jetë Sebastien Buemi.

Zvicerani ka qenë pilot zyrtar i Toro Rosso-s në periudhën 2009-2011, ndërsa në vitin 2012 kaloi si pilot rezervë te Red Bulli duke ndihmuar në zhvillimin e makinës me të cilën kanë pilotuar Sebastian Vettel, Mark Webber dhe Daniel Ricciardo.

“Eksperienca e Buemisë gjatë këtyre viteve ka qenë shumë e vlefshme për ne dhe jemi të lumtur që bashkëpunimi ynë do të vazhdojë”, deklaroi Christian Horner.

Nga ana e tij, Buemi tha: “Do të bëj maksimumin për zhvillimin e makinës RB11. Jam i lumtur që do të jem pjesë e Red Bullit në sezonin 2015.”

Top Channel