Alban Hoxha shpallet lojtari më i mirë i vitit 2014

23/12/2014 00:00

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha është shpallur futbollisti më i mirë shqiptar për vitin 2014 në mbrëmjen gala të organizuar nga Federata Shqiptare Futbolli.

Gjatë këtij kampionati portieri Hoxha e mbajti portën e tij pa pësuar gol për plot 1084 minuta, duke thyer rekordin që rezistonte prej 30 vitesh të Bujar Gogunjës, legjendës së portës së Elbasanit.

Në ceremoninë festive të fundvitit ishin prezentë gjithë anëtarët e familjes së madhe të futbollit shqiptar, drejtues të Federatës e klubeve, ku u dhanë edhe disa çmime mirënjohjeje për futbollistë të dekadave të kaluara ndërsa u nderua me çmim edhe ekipi përfaqësues i shpresave të vitit 1984, i cili arriti të renditej ndër 8 skuadrat më të mira të Europës në këtë kategori.

Një çmim i veçantë u dedikua për Supersport që u nderua me titullin e ‘Mirënjohjes’ për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë futbollit shqiptar gjatë gjithë aktivitetit të tij në vitet e fundit.

Top Channel