Kramer rinovon me Bayer Leverkusen

22/12/2014 00:00

Cristoph Kramer, mesfushori i Borussia Monchengladbach i cili dukej se do të kalonte te Real Madrid në merkaton e verës, ka rinovuar kontratën e tij me Bayer Leverkusen, klub të cilit i përket dhe në të cilin do të kthehet kur të përfundojë huazimi te Gladbach në fund të sezonit.

23-vjeçari i cili u shpall kampion Bote me Gjermaninë në Brazil ka shkëlqyer këtë sezon duke u bërë lojtari kryesor i mesfushës së Borussia Monchengladbach.

Kontrata e tij me Bayer Leverkusen skadonte në qershor 2017 dhe është zgjatur deri në qershor 2019.

“Nuk kisha dyshime për këtë zgjedhje. Jam që i vogël në këtë ekip, gjithmonë e kam pasur ëndërr të luaja në skuadrën e parë. Falë huazimeve në Bochum dhe Borussia Moenchengladbach ia arrita qëllimit. Jam shumë i lumtur”, tha Kramer.

Top Channel