Superkupa e Italisë, sot Juve-Napoli

22/12/2014 00:00

Juventus dhe Napoli do të përballen sot në orën 18:30 për trofeun e fundit të këtij viti, Superkupën e Italisë. Bardhezinjtë kërkojnë të fitojnë këtë trofe për herë të tretë radhazi, ndërsa të kaltërit kërkojnë të mbyllin mirë vitin 2014 pas një sezoni që nuk e kanë nisur siç pritej.

Nëse Juventusi fiton edhe sot, do të bëhet skuadra me më shumë Superkupa Italie duke kaluar Milanin (të dyja këto skuadra kanë nga 6).

Formacionet e mundshme:

Juventus (4-3-1-2): Buffon; Lichtsteiner, Bonucci, Chiellini, Evra; Pogba, Pirlo, Marchisio; Vidal; Tevez; Llorente
 
Napoli (4-2-3-1): Rafael; Maggio, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Inler, Lopez; Callejon, Hamsik, Mertens; Higuain

Top Channel