Presidenti dekoron ish-atletin Isa Tare

21/12/2014 00:00

Presidenti Bujar Nishani dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” Isa Taren, një nga personalitetet e sportit shqiptar.

“Për veprimtari të shquar ndër vite, atlet i nivelit të lartë në disiplinën e sporteve të atletikës me një kontribut të jashtëzakonshëm, me vlera të mëdha kombëtare në mbështetjen, zhvillimin dhe masivizimin e sportit në vëndin tonë”.

Ky është motivacioni shoqërues i këtij titulli për zotin Isa Tare, i cili gjatë karrierës së tij sportive është shpallur rekordmen në flakjen e diskut dhe gjyles për 27 vite me radhë duke fituar 27 medalje të kampionit kombëtar dhe 3 madalje të arta në aktivitet ndërkombëtare.

Top Channel