Barcelona, 5 gola pa shkëlqyer

21/12/2014 00:00

Barcelona nuk shkëlqen, por gjithsesi arrin të mundë me rezultatin e thellë 5-0 Cordobën në javën e 16 të kampionatit spanjoll dhe ngushton diferencën në 1 pikë me Realin kryesues, që këtë javë nuk luajti në kampionat për shkak se është i impenjuar në Botërorin e Klubeve FIFA.

Skuadra e Luis Enriques harroi barazimin 0-0 ndaj Getafes falë golave të shënuar nga Pedro, Suarez, Pique dhe Messi (2).

“Duhet të përmirësohemi ende, por të mos harrojmë që kemi humbur një ndeshje ndaj Celta Vigos pasi goditëm 4 herë shtyllën. Mund të ishim në vend të parë të renditjes sot dhe për këtë arsye nuk duhet të shqetësohemi se Reali mund ta çojë diferencën sërish në +4”, tha Luis Enrique pas ndeshjes.

Top Channel