Milani ndal Romën, 0-0 në “Olimpico”

21/12/2014 00:00

Roma nuk mban dot hapin e Juventusit dhe e sheh veten 3 pikë larg bardhezinjve kryesues të Serisë A pas 16 javësh kampionat.

Në “Olimpico”, skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 me Milanin.

Verdhekuqtë përpiqen të marrin frerët e lojës në dorë në pjesën e parë, por mbrojtja e mirë e Milanit dhe arbitri Rizzoli, i cili nuk pa një prekje të topit me dorë nga ana e De Jongut brenda zonës, bënë që rezultati të mbetej i paprekur.

Në pjesën e dytë Milani luajti më mirë, por në minutën e 70 Armero doli me karton të kuq (u ndëshkua me dy të verdha) dhe shanset e kuqezinjve për të fituar takimin u shuan.

Top Channel