Carlo Ancelotti drejt një rekordi unik

19/12/2014 00:00

Në Real Madridin e rekordeve, Carlo Ancelotti mund t’i shtojë një tjetër rekord personal karrierës së tij. Trajneri italian ka fituar 3 Kupa Interkontinentale deri tani dhe në Marok kërkon titullin e katërt, shifër të cilën nuk e ka arritur askush më parë.

Si lojtar ka fituar 2 në kohën që luante me Milanin (1989 dhe 1990), ndërsa një tjetër e ka fituar si trajner, po me skuadrën kuqezi, në vitin 2007.

Ashtu si Ancelotti, këtë trofe e kanë fituar 3 herë 6 futbollistë dhe trajnerë të tjerë. Carlos Bianchi e ka fituar 3 herë si trajner: dy herë me Boca Juniors (2000 dhe 2003) dhe një herë me Velez Sarsfield (1994). Pep Guardiola ka gjithashtu 3 si trajner: 2 me Barcelonën (2009 dhe 2011) dhe një me Bayern Munchen (2013).

Të tjerët janë Luis Alberto Cubilla Almeida, Malatrasi, Cafú dhe Maldini.

Top Channel