Lila “mund” PAOK-un

18/12/2014 00:00

Andi Lila është fituesi i derbit shqiptar në ligën greke. Mesfushori shqiptar dhe skuadra e tij PAS Janina kanë mundur 3-0 PAOK-un, ku aktivizohet lojtari tjetër i kombëtares shqiptare Ergys Kaçe.

28-vjeçari shënoi golin e parë për ekipin e tij, duke i hapur rrugën fitores së thellë ndaj kryesuesve të kampionatit helen.

Përveç golit, Andi Lila ka bërë dhe një lojë të shkëlqyer mbrëmjen e të premtes duke marrë nota maksimale nga mediat greke, të cilat e kanë cilësuar si lojtari i ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, ekipi i Lilës ngjitet në vendin e 7 më 23 pikë, ndërsa PAOK-u i Ergys Kaçes mbetet në vendin e parë me 31 pikë.

Top Channel