Disiplina dënon Kukësin

18/12/2014 00:00

Komisioni i Disiplinës vendosi të dënojë me një ndeshje pa praninë e
tifozëve skuadrën e Kukësit për trazirat që shoqëruan takimin e luajtur
ditën e mërkurë me Tiranën.

Tifozët vendas hodhën mjete ndezëze në fushë, çka detyroi gjyqtarin e takimit ta ndërpriste atë për disa minuta.

Skuadra kuksiane mposhti Tiranën 1-0 dhe u ngjit në krye të tabelës së klasifikimit, falë edhe surprizës së madhe të ndodhur në Tiranë, ku Vllaznia mundi po 1-0 skuadrën e Partizanit.

Masa disiplinore janë marrë edhe ndaj skuadrës së Skënderbeut. Futbollisti i korçërëve, Marko Radas është dënuar me 6 ndeshje për sjellje të pahijshme dhe antisportive, ndërsa për sjelljen e tifozerisë është gjobitur me vlerën e 50 mijë lekëve të reja.

Top Channel