Traore: Dua të bëhem si Messi

18/12/2014 00:00

Adama Traore pothuajse nuk njihet fare nga tifozët e Barcelonës. Sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2018 me Barcelonën dhe në ndeshjen që katalanasit fituan 8-1 ndaj Huesca në Kupën e Mbretit, ai shënoi golin e tij të parë me skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique.

Pas këtij goli, uria e 18-vjeçarit është shtuar dhe tashmë ai kërkon të bëhet si Leo Messi.

“Idhujt e mi kanë qenë Ronaldinho dhe Ronaldo, ndërsa tani është Messi”, tha lojtari i cili fizikisht është shumë më i fuqishëm se ylli argjentinas, por pretendon që në të ardhmen të bëhet teknik si katër herë fituesi i Topit të Artë.

“Forca ime është shpejtësia dhe fuqia, por unë dua të përmirësoj edhe aspekte të tjera të lojës sime. Dua që kur të flitet për mua, mos të flitet vetëm për fuqi dhe shpejtësi. Dua të kompletohem”, tha sulmuesi.

Top Channel