Juve e Napoli, synojnë rikthimin te fitorja përpara Superkupës

17/12/2014 00:00

Kampionët në fuqi të Juventusit do të shpresojnë t’i japin fund një javë problematike me një fitore në transfertën me Cagliarin gjatë së enjtes, ndërsa Napoli kërkont ë rikthehet te fitorja, teksa do të përballet me Parmën e vendit të fundit.

Juventusi dhe fituesit e Kupës së Italisë, Napoli, do të luajnë ndeshjet e tyre respektive 2 ditë më herët nga të tjerët në Serie A, për shkak të finales së Superkupës së Italisë, që do të zhvillohet mes këtyre dy ekipeve në Doha të Katarit, më 22 dhjetor.

Si Juventusi, edhe Napoli, do të donin të shkonin në Katar pas fitoreve me kundërshtarët respektivë, ku bardhezinjtë do të kërkojnë të mos rrezikojnë vendin e parë në klasifikim, ndërsa të kaltrit t’i japin fund ecurisë prej 4 ndeshjesh pa fitore. Juve barazoi 1-1 me Sampdorian, ndërsa Roma fitoi 1-0 ndaj Genoas, duke shkurtuar distancën në vetëm 1 pikë mes tyre.

Top Channel