Apeli zbut dënimin ndaj Tiranës; 4 javë pa tifozë

16/12/2014 00:00

Komisioni i Apelit uli dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës për skuadrën e Tiranës për trazirat e shkaktuara gjatë ndeshjes me Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena”.

Apeli vendosi të ulë nga gjashtë në katër javë dënimin e tifozëve të Tiranës jashtë stadiumit edhe në transfertë.

Ndërkohë, sa i përket dëmeve të shkaktuara në shkallët e stadiumit të Elbasanit, skuadra e Tiranës duhet të paguajë dëmet e shkaktuara në sektorin ku ishin vendosur tifozët e saj.

Elbasani-Tirana, ndeshje e përfunduar 2-3 për bardheblutë, u ndërpre për pak minuta në pjesën e dytë pas përleshjes që nisi në shkallët e stadiumit mes dy tifozerive.

Fillimisht Disiplina pati vendosur dënimin e Elbasanit me gjashtë ndeshje pa tifozë në fushën e tij, dhe po kaq edhe Tiranë jashtë fushe si dhe me pagesën e dëmit të shkaktuar nga tifozeritë përkatëse në bazë të referencës që do të lëshonte administrata e stadiumit “Elbasan Arena”.

Top Channel