Kukësi mund lehtë Teutën, ngjitet në vendin e dytë

12/12/2014 00:00

Kukësi ka arritur një fitore të lehtë në transfertën ndaj Teutës në javën e 16 të kampionatit shqiptar të futbollit. Miqtë mposhtën 0-3 vendasit falë golave të Pejiçit (11’ dhe 17’) dhe Lushtakut (44’).

Me rezultatin e vulosur që në pjesën e parë, ndeshja nuk ofroi më asgjë në të dytën.

Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit me 32 pikë, në pritje të ndeshjeve të tjera të javës së 16, ndërsa Teuta mbetet në vendin e tetë me 13 pikë.

Top Channel