Inzaghi: Napoli, sfidë e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme

12/12/2014 00:00

Pippo Inzaghi, trajneri i Milanit, kërkon durim dhe kohë. Ai shprehet i bindur se rezultatet pozitive për ekipin e tij do të vijnë.

“Ne kemi zhvilluar disa ndeshje të mira, por unë nuk kam një shkop magjik që të ndryshojë situatën menjëherë. Shumë ekipe të tjera janë duke luftuar, si Napoli dhe Interi. Por kjo kërkon durim. Unë jam i sigurt se do të rikthehemi.

Ditën e diel kuqezinjtë do të presin në “San Siro” ekipin e Napolit, një konkurrent direkt për një vend të tretë të mundshëm që të çon në Champions.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi një rezultat pozitiv do të na ndihmonte shumë për ndeshjet e ardhshme. Shpresoj që të bëjmë më të mirën”, ka thënë Pippo.

Top Channel