Shkodër, i jepet lamtumira gazetarit Mejdan Zhivani

11/12/2014 00:00

Miq ,shokë, kolegë dhe të afërm, i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit gazetarit sportiv të qytetit të Shkodrës, Mejdan Zhivanit, i cili ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare pas një sëmundjeje të pashërueshme.

Gjatë mesditës së të enjtes janë mbajtur homazhe në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, ku kolegë, shokë dhe qytetarë të ndryshëm i dhanë lamtumirën e fundit mikut të tyre.

I ndjeri Mejdan Zhivani, baba i dy fëmijve, prej një dekade shkruante në shtypin sportiv, duke u bërë një nga emrat më të njohur të gazetarisë sportive të Shkodrës. Ai ka punuar për disa gazeta dhe televizione, duke mbuluar gjithë aktivitetet sportive të qytetit të Shkodrës. Së fundi, ai punonte si gazetar sportiv në Televizionin Publik Shqiptar.

Mejdan Zhivani, prej dy vitesh luftonte me një sëmundje të rëndë, betejë të cilën e humbi, duke lënë pas të afërmit dhe kolegët.

Top Channel