FSHP: Hetim i plotë i rasteve të dopingut

11/12/2014 00:00

Zëdhënësi i Federatës Shqiptare së Peshëngritjes, Agron Haxhihyseni ka
reaguar lidhur me lajmin se dhe dy peshëngritës të tjerë kanë rezultuar
pozitivë me substancën antidoping.

Haxhihyseni thotë se duhet të pritet deri në daljen e rezultateve përfundimtare të testit B, dhe në rast se vërtetohet dopingu, do merren masa si ndaj sportistëve, por dhe vetë Komitetit drejtues të këtij sporti.

Megjithate, Federata garanton mbështetje për çdo peshëngritës të ekipit kombëtar, për punën dhe angazhimin e tyre, me të cilën ndër vite i kanë dhënë shumë medalje Shqipërisë.

FSHP shpreh angazhimin se pas daljes përfundimtare të analizave të testit B, të sportistëve të dyshuar, do të bëjë të mundur, transparencën, hetimin dhe daljen e përgjegjësive, duke filluar nga vetë FSHP, dhe kryesisht nga Komiteti Drejtues i FSHP.

Top Channel