Aksident në Elbasan, makina drejtohej nga një 14-vjeçar

11/12/2014 00:00

Një 14-vjeçar në drejtimin e një mjeti për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit.

Klaus Bishqemi, i cili drejtonte mjetin tip Benz me targa CA3212TC ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën e rrethrrotullimit në një nga kryqëzimet hyrëse të Elbasanit.

Për shkak të përplasjes së fortë, mjeti është zhvendosur duke përplasur një tjetër makinë. Për pasojë janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve të cilët nuk kanë rrezik për jetën. Sipas informacioneve të deritanishme, 14-vjeçari kishte marrë makinën e babait të tij pa leje dhe kjo për pak i kushtoi jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes paraprakisht konkludon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia si edhe humbja e kontrollit të mjetit që drejtohej nga adoleshenti.

Top Channel