Juventusi gati për të marrë një lojtar nga Barcelona

10/12/2014 00:00

Drejtuesit e Juventusit ndodhen në Barcelonë për të nisur negociatat për një lojtar të skuadrës katalanase që kohët e fundit jo vetëm që nuk është aktivizuar fare, por madje as nuk është grumbulluar nga Luis Enrique.

Sipas ‘Tuttosport’, bëhet fjalë për mbrojtësin Martin Montoya. Spanjolli është dakord me transferimin e tij te bardhezinjtë dhe klubi italian ka vendosur të paraqesë një ofertë prej 4-5 milionë eurosh te katalanasit.

Mbrojtësi i djathtë 23-vjeçar ka luajtur 56 ndeshje me Barcelonën duke shënuar dy gola me fanelën azulgrana.

Top Channel