F1, Alonso zyrtarizohet nesër si pilot i McLaren-it

10/12/2014 00:00

Në orën 11:00 të ditës së enjte do të zyrtarizohet kalimi i Fernando Alonsos te McLaren-Honda. Nuk ka një konfirmim zyrtar, por skuderia britanike, nëpërmjet një komunikate, ka ftuar mediat në një konferencë shtypi në të cilën do të ketë një njoftim të rëndësishëm dhe njoftimi do të jetë ai që pritet nga të gjithë: Alonso te McLaren në sezonin e ardhshëm.

Nuk dihet se kush do të jetë piloti tjetër i McLaren-it: Jenson Button apo Kevin Magnussen.

Fernando Alonso përfundoi aventurën e tij te Ferrari pa asnjë titull dhe ka vendosur që të rikthehet te skuderia në të cilën ka qenë edhe më parë pilot, por mosmarrëveshjet me Lewis Hamilton bënë që të largohej shumë shpejt.

Top Channel