Brazil. Pelè del nga spitali, sërish me batuta

10/12/2014 00:00

Pelè ka lënë spitalin “Albert Einstein” të Sao Paulos gjatë ditës së martë, ku ishte shtruar prej 24 nëntorit për shkak të një infeksioni në rrugët urinare, dhe është rikthyer në shtëpi.

Analizat e fundit mjekësore i japin atij më shumë shpresë, pasi 74-vjeçari duket se është përmirësuar aq shumë, sa që të merrte edhe kitaren dhe të falënderonte të gjithë tifozët e tij anembanë botës.

Problemet me shëndetin e Pelè nisën më 12 nëntor, kur i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e gurëve në veshka, uretrës dhe fshikëzës, të cilat i shkaktonin atij pengesa gjatë urinimit.

Edhe pse doli nga spitali pas tri ditësh, është rikthyer sërish atje për shkak të një infeksioni që e detyroi të kalonte edhe disa ditë në terapi intensive.

“Nuk kam pasur aspak frikë se do të vdisja, – ka thënë Pelè në konferencën për shtyp pas daljes nga spitali, – sepse kam qenë gjithmonë një njeri i Tres Coracoes (Tri zemrave), rajon i Minas Gerais, vendlindjes së “O Rei” (Mbretit).

Shumë të qeshura, por edhe kohë për ndonjë batutë nga ana e ish-jashtëtokësorit brazilian, i cili është shfaqur i qetë në krah të së shoqes japoneze, Marcia Cibele Aoki. “Dua t’iu kujtoj se për turneun e futbollit nëpër Olimpiada, ka tri vende të lira për të vjetrit në një skuadër. Unë jam njëri prej tyre”.

Top Channel