Champions, Juventus kalon më tej, Bazeli eliminon Liverpulin

09/12/2014 00:00

Ka përfunduar faza e parë për 4 grupet A, B, C dhe D. Pikërisht në ndeshjen e fundit Juventusi ka mundur të kualifikohet për në fazën tjetër të Champions Leagues me barazimin 0-0 me Atletikon e Madrdit, në ndeshjen e luajtur në Torino.

Të pakta kanë qenë emocionet e kësaj ndeshjeje kryesisht në pjesën e parë. Me këtë pikë të fituar Atletiko e mbyll e para e grupit këtë fazë dhe Juventusi si skuadra e dytë. Grekët e Olimpiakosit pavarësisht fitores 4-2 ndaj Malmos kanë mundur të kualifikohen vetëm për kupën Europa League, pasi u renditën në vendin e tretë në grupin A.

Surpriza ka ndodhur në grupin B, ku Liverpuli është skualifikuar nga Champions League. Në “Anfield” vendasit e kanë parë veten në disavantazhin e një goli pas 25 minutave gol, ku Bazeli kaloi në avantazh 0-1. Ishte minuta e 81′-të kur Xherard shënon një supergol nga një goditje standarde, por kaq nuk mjafton që Liverpuli i tij të shkojë më tepër se sa vendi i tretë, vend që e kalon për në Europa League dhe kalon zviceranën e Bazelit në Champions League bashkë me Realin e Madridit, i cili e mbyll këtë fazë me pikë të plota pas fitores 4-0 ndaj Ludogorets.

Në grupin C, Monako ka marrë kryesimin, duke u kualifikuar si kokë grupi pas fitores 2-0 ndaj Zenitit. Kjo fitore i jep mundësinë francezëve të lënë në vendin e dytë Leverkusenin që nuk mundi të marrë më tepër se një barazim 0-0 me Benfikën e vendit të fundit. Ndërkohë që Zeniti do të jetë skuadra e tretë e këtij grupi dhe që kualifikohet për në Europa League.

Në grupin D është golavarazhi që kalon në krye Dortmundin në kuotën e 13 pikëve aq sa edhe Arsenali. Përballja e tyre e fundit me Andërlehtin e Hasit u ndal në barazim 1-1, një pikë që mjafton për të lënë pas skuadrën e Venger.

Topçinjtë shkatërruan në Stamboll 4-1 Gallatasarain duke e zhytur në fundin e renditjes dhe duke i mbyllur në këtë mënyrë aventurën Europiane, ndërsa në vendin e tretë të këtij grupi që kualifikohet për në Europa League është skuadra e Andërlehtit e drejtuar nga trajneri shqiptar Besnik Hasi.

Top Channel