Sampdoria interesohet për Cikalleshin. Mediat italiane: I bashkohet në janar

09/12/2014 00:00

Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi është pranë kalimit të Sampdoria, që
sheh të ai zëvendësuesin ideal pas largimit thuajse të sigurtë të
Gabiadinit.

Sipas Tuttomercato derbi i kësaj jave mes RNK Split, ku luan sulmuesi kavajas me Hajdukun e Splitit u ndoq nga drejtori sportiv i Sampdoria, Carlo Osti.

Mediat sportive italiane dhe ato kroate thonë se mes palëve është nënshkruar një parakontratë që e transferon Cikalleshin në Serinë A në fillim të vitit të ardhshëm, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Cikalleshi është duke zhvilluar një sezon të mirë në kampionati kroat, ku me 6 gola të shënuar dhe me paraqitjet e bëra në fushë ka ndihmuar RNK Split që me 20 pikë, të qendrojë larg zonave të ftohta, të paktën për momentin.

Top Channel