James humbet Botërorin e Klubeve

08/12/2014 00:00

James Rodriguez do të humbasë Botërorin e Klubeve FIFA si pasojë e një dëmtimi muskular në këmbën e djathtë. Mesfushori i Real Madrid nuk dihet ende sa do të qëndrojë jashtë fushave, por është e pamundur të rekuperohet për evenimentin që do të nisë më 16 dhjetor.

Kolumbiani u dëmtua të shtunën dhe mendohet se shkak i këtij dëmtimi muskular është mbilodhja pasi ai është i vetmi lojtar i skuadrës që i ka luajtur të gjitha ndeshjet zyrtare të zhvilluara nga Reali (24).

James ka luajtur plot 1786 minuta duke qenë lojtari me më shumë minuta në ekipin e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Top Channel