Seria A, tjetër humbje për Interin

08/12/2014 00:00

Humbja e dytë radhazi në kampionat për Interin e Roberto Mancinit. Zikaltërit janë mundur 1-2 në San Siro nga Udinese e Andrea Stramaccionit në javën e 14 të Serisë A duke zbritur në vendin e 12 të renditjes me 17 pikë.

Interi luajti shumë mirë në pjesën e parë dhe arriti ta përfundonte atë në avantazh falë golit të sulmuesit Mauro Icardi (44’).

Por, në pjesën e dytë zikaltërit bien dukshëm dhe Udinese përfiton për të përmbysur rezultatin me anë të Bruno Fernandes (60’) dhe Thereau (71’). Në golin e dytë, është Palacio ai që bën një gabim të rëndë duke pasuar mbrapa për te portieri Handanovic.

Top Channel