Skëndërbeu mund Teutën, barazim Kukësi-Apolonia

06/12/2014 00:00

Janë mbyllur dy takimet e para të javës së 15 të Kategorisë Superiore. Në Korçë Skënderbeu ka arritur të fitojë 3-2 përballë Teutës, edhe pse luajti pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 futbollistë, pasi Vangjeli u ndëshkua me karton të kuq.

Fillimisht u duk se skuadra korçare do ta kalonte lehtësisht sfidën, por ndodhi krejtësisht e kundërta.

Minutat e fundit të ndeshjes zgjatën shumë për vendasit, të cilët edhe pse kryesonin 3-0 me golat e Shehit, Liles dhe Piterit, i dhanë mundësinë Teutës që në 15 minutat e fundit të lojës, përfshirë edhe shtesën, të krijonte panik në kampin korçar.

Golat e Hysenit dhe Bruno Ditës për mysafirët shkurtuan diferencat duke ia vështirësuar këtë fitore të Skënderbeut.

Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Kukësi-Apolonia, gjithçka përfundoi në barazim 0-0. Një mundësi e shkëlyqer për kuksianët për të kapur përkohësisht vendin e parë në klasifikim, por që nuk u shfrytëzua.

Debutim më i mirë nuk kishte ku të shkonte për trajnerin e ri të Apolonisë, Mihon, i cili mer 1 pikë me shumë vlera në një fushë të vështirë si ajo e Kukësit.

Top Channel