Serie A, Fiorentina ndal Juventusin

06/12/2014 00:00

Pas 6 fitoreve radhazi në kampionat dhe në Champions, Juventusi i Allegri-t është ndalur nga Fiorentina në një barazim pa gola në “Artemio Franchi”.

Me Tevez-in në stol dhe me një sulm të përbëra nga dyshja Coman-Llorente bardhezinjtë ishin të pafuqishëm për të shkuar te goli.

Pjesa e parë u dominua nga vendasit, pavarësisht se rastet e pastra munguan për shënim. Ndërsa në 45 minutat e dyta, Juventusi e mori më shpesh iniciativën dhe rastet për shënim nuk munguan, por goli nuk erdhi, edhe pse Allegri vendosi të aktivizonte edhe argjentinasin, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i Serie A me 9 gola.

Me këtë barazim Fiorentina i ka bërë një dhuratë Romës së vendit të dytë, e cila ka mundësinë më të mirë për t’u afruar me Juventusin kryesues në vetëm një pikë diferencë, por më parë duhet të kalojë Sassuolo-n ditën e shtunë.

Top Channel