Gjermani, kur bashkohej lindja me perëndimin… dhe fjalia e lënë përgjysmë!

05/12/2014 00:00

Data shënon 30 shtator 1989 dhe në ballkonin e Ambasadës gjermano-perëndimore në Pragë, ministri i Jashtëm i Republikës Federale Gjermane, Hans-Dietrich Gencher, u shfaq për t’iu adresuar turmës masive të refugjatëve nga Gjermania Lindore.

“Kemi ardhur t’iu informojmë sot, se nisja juaj…” dhe pjesa e mbetur u përpi nga festimet maniake të turmës së mbledhur poshtë atij ballkoni.

Kjo është fjalia e papërfunduar më e famshme në historinë e Gjermanisë, si dhe një nga momentet më të rëndësishme e madhore të vendit. Ai shënon gjithashtu momentin kulmor, i cili çoi në ribashkimin e Republikës Federale të Gjermanisë (RFGJ-Perëndim) me Republikën Demokratike Gjermane (RDGJ-Lindje). Për popullin e kësaj të fundit, apo gjermano-lindorët, ky moment do të sillte ndryshime të rrënjësishme.

Edhe futbolli përsoi një transformim tejet të madh si pasojë e rënies së Murit të Berlinit. Lojtarë të njohur nga Gjermania Lindore e panë veten të viheshin në sfidë përpara yjeve të njohur botërisht të Gjermanisë Perëndimore, të tillë si Lothar Matthaus, Rudi Voller, Andreas Brehme dhe Jurgen Klinsmann.

Mbi të gjitha, kombëtarja e re e futbollit (Die Nationalmannschaft), e cila grumbullonte lojtarë nga të gjitha anët e Gjermanisë së bashkuar nën udhëheqjen e Franz Beckenbauerit, po gjeneronte gjithashtu pritshmëri të mëdha.

Në realitet, diçka tepër e ndryshme ndodhi dhe diferencat mes dy anëve ishin tepër të dukshme për të gjithë. Bashkimi i Lindjes dhe Perëndimit, që nisi 25 vjet më parë, nuk mund të arrihej brenda natës.

Top Channel