“Topi i Artë”, Matthaus: Ronaldo ka një vazhdimësi të frikshme

05/12/2014 00:00

Lotthar Matthaus, legjenda e Bajernit të Mynihut dhe e Kombëtares gjermane mendon se Manuel Neuer do ta ketë të vështirë të fitojë “Topin e Artë” këtë sezon.

“Vazhdimësia e Cristiano Ronaldos në realizimin e golave është e frikshme dhe kjo do ta ndihmojë atë ta fitojë sërish “Topin e Artë”. Kupa e Botës ka një peshë të madhe, por golat e tij po eklipsojnë gjithçka. Për mendimin tim ai është favoriti kryesor”, është shprehur Matthaus.

Ndërsa, për sa i përket argjentinasit të Barcelonës, gjermani është shprehur se ai e ka të vështirë këtë sezon pasi forma e tij është ndikuar nga dëmtimet e shumta.

Deri në këtë pikë të sezonit, portugezi Ronaldo ka arritur të shënojë 28 gola dhe këto shifra duket se po eklipsojnë dy kundërshtarët e tij në garën për “Topin e Artë”.

Top Channel