Topi i Artë, Buffon pesimist për Neuer, favorizon Ronaldo-n

03/12/2014 00:00

Listës së gjatë të pesimistëve se këtë vit Topin e Artë do ta ngrejë portieri gjerman, Manuel Neuer i shtohet edhe Gigi Buffon.

“Që të fitojë një portier këtë trofe duhet të ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Tani nuk vlerësohet më i miri, por ai që ka fituar shumë, si ka luajtur dhe se sa përcaktues ka qenë në fitimin e këtyre trofeve”, thotë kapiteni i Juventusit.

Sipas tij, një portier duhet të fitojë botërorin dhe të presë 11-metërsha në finalen e tij që të jetë kandidat serioz për fitimin e këtij trofeu. Neuer e fitoi atë me Gjermaninë në Brazil, por nuk iu desh të priste ndonjë penallti në finale, pasi takimin e mbylli Goetze me atë gol në minutat shtesë.

Megjithatë, për Buffon kjo nuk mjafton pasi përballë ka dy rivalë; Messi-n dhe Ronaldo-n.

“Për mua lojtari më i mirë nga të gjithë është Messi, por diferenca mes tij dhe Ronaldo-s është e vogël. Këto dy vite Ronaldo ka qenë i jashtëzakonshëm, vendimtar dhe profesionist, ndaj besoj se do të jetë ai fitues i trofeut”, thotë Buffon.

Në 2006, kur ngrite kupën e botës në Gjermani, kapiteni i sotëm i ‘axurrëve’ përfundoi i dyti në listë, duke u parakaluar nga shoku i skuadrës, Fabio Cannavaro.

“Vendi i dytë nuk mbahet mend, sidomos kur flasim për futboll”, thotë ai.

Top Channel