“Është turp që Robben nuk është mes kandidatëve”

02/12/2014 00:00

Karl-Heinz Rummenigge, zëvendëspresidenti i Bayern Munchen, ka deklaruar se është një “turp i madh” që Arjen Robben nuk është mes tre kandidatëve për të fituar Topin e Artë FIFA 2014.

“Fakti që Arjen nuk është përfshirë në treshe është një turp i madh. Ka 1 vit e gjysmë që luan shkëlqyeshëm”, tha drejtuesi i klubit bavarez për ‘Daily Mirror’.

Kur u pyet për nominimin e portierit Manuel Neuer, ai tha: “Më bëhet shumë qejfi për të. Ka realizuar performanca të shkëlqyera në Botëror, në Bundesligë dhe në Champions League duke fituar trofe të rëndësishëm.”

Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe Manuel Neuer janë kandidatët për Topin e Artë, me portugezin favorit kryesor.

Top Channel