F1, Vettel i jep lamtumirën Red Bullit

02/12/2014 00:00

Katër tituj kampion në Formulën 1 nuk harrohen lehtë dhe Sebastian Vettel, pasi ka kaluar javën e parë si piloti i ri i Ferrarit, është kthyer në Milton Keynes për t’i dhënë lamtumirën stafit të Red Bullit.

Gjatë vizitës së tij piloti gjerman takoi të gjithë anëtarët e stafit të skuadrës me të cilën ka arritur shumë suksese dhe ka hyrë në historinë e Formulës 1.

I intervistuar nga shefi i skuderisë Chris Horner, Vettel u duk shumë i emocionuar.

Për gjermanin mbyllet kështu një fazë e rëndësishme e jetës profesionale dhe tani katër herë kampioni mund t’i dedikohet 100% Ferrarit.

Top Channel