Serie A, barazimi e ngjit Napolin të tretin

02/12/2014 00:00

Ndeshja e fundit e javës së 13 të Serie A, ajo mes Sampdorias dhe Napolit është mbyllur në barazim 0-0.

Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rrjeta të paprekura, megjithëse të dyja ekipet krijuan raste për shënim, por para portës u treguan jo të saktë.

Vendasit e Sampdorias arritën te goli në minutën e 57 me anë të Eder, i cili bëri gjithçka mirë në marrjen e topit dhe me një goditje tokazi nga jashtë zone la të shtangur portierin Rafael për golin e 1-0.

U mendua se Sampdoria, e drejtuar nga Mihailovic, arriti të mposhte napolitanët edhe pas daljes me kartonin e kuq të Koulibalit në minutën e 85, por as inferioriteti numerik nuk demoralizoi skuadrën e trajnerit Rafa Benitez. Napolin barazoi rezultatin në minutën e 92-të. Ishte kolumbiani Duvan Zapata ai që shfrytëzoi në maksimum një krosim perfekt të Ghoulam nga e majta e sulmit duke goditur saktë me kokë për ti çuar shifrat në 1-1.

Pas kësaj ndeshjeje, Napoli ngjitet në vendin e tretë me 23 pikë, po aq sa edhe Xhenova, ndërsa Sampdoria rendit e 5-ta me 22 pikë.

Top Channel