Tjetër spanjoll në Formulën 1

28/11/2014 00:00

Toro Rosso ka konfirmuar Carlos Sainz Jr. si pilot zyrtar për Botërorin e Formulës 1 të vitit 2015. Piloti i ri spanjoll, kampion në World Series, do të zëvendësojë francezin Jean-Eric Vergne dhe do të jetë shok skuadre me holandezin 17-vjeçar Max Verstappen.

Pas Fernando Alonsos, 20-vjeçari nga Madridi do të jetë spanjolli i dytë në botën e Formulës 1.

“Skuderia Toro Rosso ka kënaqësinë të njoftojë se Carlos Sainz do të bashkohet me skuadrën menjëherë. Kjo do të thotë se pilotët tanë për vitin 2015 do të jenë Max Verstappen dhe Carlos Sainz”, lexohet në komunikatën zyrtare.

Kështu, skuderia italiane, degë e Red Bullit që nga viti 2006, do të ketë 2 pilotë debutues për vitin e ardhshëm.

Top Channel